Masa restriktive edhe në kufij, për hyrje dhe dalje nga vendi!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se nesër në Qeveri do të diskutohet për vendosjen e masave shtesë restriktive edhe në kufijtë e vendit.

Gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi, për shtetasit tanë dhe të huaj, do të kërkohet njëri nga këto tre kushtet: test PCR negativ, certifikatë për vaksinim ose vërtetim se kemi kaluar koronavirusin.

“Në Shtab është biseduar edhe për një masë shtesë e cila nesër do të diskutohet në seancë qeveritare. Ajo është që për hyrje dhe dalje nga shteti ynë padallim se a janë shtetas tanë ose jo. Për hyrje dhe dalje të kërkohet ose vërtetim për vaksinë të pranuar, ose test negativ ose dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen. Nesër do të diskutohet edhe për masën dhe kohën kur do të fillojë të zbatohet”, tha Filipçe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme