Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se të gjithë qytetarët të cilët ishin paraqitur për evakuim tashmë e kanë lëshuar Kabulin dhe për momentin ndodhen në disa lokacione.
Pjesa më e madhe, më shumë se 30 qytetarë tanë gjenden në Suinlandë – Britani të Madhe; mbi 20 qytetarë ndodhen në Doha – Katar, prej ku në ditët e ardhshme do të transportohen drejt qendrave evropiane, e pastaj drejt Shkupit.
“Me këtë, të gjithë qytetarët të cilët ishin në plan për evakuim janë evakuuar dhe për momentin nuk kemi informacion për ndonjë shtetas tonë i cili ndodhet në rrezik ose ka nevojë për asistencë për t’u evakuuar”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.