Deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar.
Siç është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo është pika kufitare me fluksin më të madh.
Në Jarinjë, sipas njoftimit, pritjet për të dalë nga vendi janë deri në 30 minuta.
Pikat tjera kufitare kanë më pak pritje, maksimumi është deri në 15 minuta.