Kryetarja e Forumit të Gruas në degën e PDK-së në Vushtrri, Gjylsime Feka ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka konfirmuar për Kohën se do është gjithashtu pjesë e listës së VV-së për asamblistë në këtë komunë.
Feka ka thënë se arsye e dorëheqjes ka qenë pakënaqësia për vlerësimin që u është bërë nga partia.
Ndërkaq në letrën e dorëheqjes ajo ka shtuar se dëshiron zhvillimin e prosperitetit dhe reformimin e partisë, për të cilën thotë se është folur por nuk është bërë asnjëherë.
“Dëshiroj zhvillimin e prosperitetit dhe reformimin e partisë, meritokraci që aq shumë është folur për këtë të fundit e aq pak ka ardhur në shprehje, dhe vizion të qartë për një shtet më të fortë e më të zhvilluar ku do të mundnin të kenë hapësirë për veprim edhe ata që e lanë e në mesin e tyre edhe tri vajzat e mia”, ka shkruar ajo.
Edhe Xhevahire Izmaku nënkryetare e kësaj dege të PDK-së ka dhënë dorëheqje sot.