Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Metehi të Podujevës ku është gjet e vdekur 20 vjeçarja Adenisa Miftari.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Metehi te Uglart.
Sipas policisë ky rast po hetohet dhe po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.