Gjithçka është e organizuar dhe sipas planit nesër pritet të arrijnë refugjatët e parë nga Afganistani, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev.
“Do të strehohen në hotele. E gjitha është organizuar. Unë pres, nëse gjithçka shkon sipas planit, nesër të arrijnë qytetarët e parë, të tjerët priten gjatë fundjavës”, tha Zaev.
Parashihet edhe testim PCR falas. Pas kësaj, do të realizohen edhe trajnime për socializim.