Serbia nuk ka të ndalur me kërcënime ndaj Kosovës.Shteti serb, dhe kriminelët e tyre që ende vazhdojnë të jetojnë të lirë në Serbi, po kërcënojnë Kosovën me pushtim.
I fundit ishte kryekrimineli Sheshel ku tha se po presin të largohen SHBA nga Kosova dhe të pushtojnë Kosovën.
Sipas tij, shteti serb e ka me rëndësi që mos ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në lidhje me këto kërcënime serbe, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se Serbia dëshiron tensionon të situatës pasi janë të zhgënjyer se plani i tyre nuk u shkoi deri në fund për ndarjen e Kosovës.
“Serbia po dëshiron të mbaj të tensionuar gjendjen, sidomos në veri. Kërcënimet e Vuçiqit dhe romit Vulin janë zhgënjim se nuk u ndezi plani i tyre ku bashkëpunuan me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Grenellin e Boltonin për ndarjen e Kosovës. Ata dëshiruan që veriun me ia dhanë Serbisë në këmbim kinse të 2-3 fshatrave palidhje dhe pa vlerë të Preshevës”, thotë Miftari.
Ai thekson se, kërcënimet kanë të bëjnë edhe me refuzimin kategorik i Qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që i bën planit ‘dinak’ të quajtur Minishëngeni, apo Serbia e Madhe ku përveç Maqedonisë në valle po luan edhe Edi Rama.
“Kosova, Policia, AKI dhe hetuesia e Kosovës të jenë syhapur në veriun e Kosovës. Aty kanë nis që 2-3 muaj MUP-i serb (Radojçiqi dhe Andrea Vuçiq) të shpërndajnë armë anti-personel dhe armë anti tankë tek bandat serbe në bashkëpunim të ngushtë me kriminelët paraushtarak në veriun e Kosovës, ku nuk besoj se mungon edhe dora e rusëve dhe ushtarëve të tyre nën hije të Putinit qe i dirigjon GRUA shërbimi tepër sekret rus.
Gazeta “Bota sot” ka siguruar disa fotografi ku shihet se atje serbët po armatosin popullatën e tyre.
“Këto fotografi nuk janë të vjetra. Ato janë bërë në veriun e Kosovës para disa dite në një vend të caktuar. Aty janë dhjetëra “sandeka” të tillë që furnizohen serbët me armatim. Nëse Qeveria apo Policia e Kosovës, ka interes mundemi edhe lokacionin të ua tregojmë dhe dëshmitarët e gjallë t’i kontaktojnë, por nëse janë të besuarit tanë”, thekson Miftari.
Miftari përmend edhe emrin e eprorit serb të Policisë së Kosovës i cili është aktiv në këtë shpërndarje të armatimit në veri.
“Sipas informacioneve, në këtë shpërndarje është aktiv dhe shumë i rëndësishëm edhe një epror serb i Policisë së Kosovës në veri M. Millosheviq, i cili ishte njeriu që dogji me banda të MUP-it serb “Lagjen e Boshnjakëve” pas luftës, dhe për këtë vepër ka dëshmi dhe dëshmitarë, por Kosova, drejtësia, Policia dhe AKI-ja duhet me vepru dhe me punu më seriozisht dhe vendosmërisht me i ndal planet e Vuçiqit që pasi u zbuluan lidhjet me kriminelë mafioz serb, nuk e ka problem hiq me vra naj polic apo qytetar serb dhe me i paraqit si viktima që me nacionalizëm serbo madh me tentua me manipulua dhe me zbeh rastin e vrasjeve dhe të zhdukjeve në shtëpinë e Ferrit në Beograd të kundërshtarëve të tij politik në Serbi”, thekson Miftari.
Miftari në fund apelon që Kosova të ketë kujdes të shtuar.
“Është fat i mirë që miqtë e Radojçiqit nuk janë më në pushtet në Prishtinë, por Beogradi është në pushtetin dhe lidhjen e tyre”, përfundon ai.