Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, nga persona të panjohur janë sulmuar me rreze laseri, avionët e linjave të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas Policisë, njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin e kualifikuar si rrezikim i sigurisë së aviacionit civil.
Incidenti dyshohet se është shkaktuar nga qytetarë të Lipjanit rreth orës 20:30, por Policia nuk ka dhënë pista. Në raportin e saj thuhet vetëm se “Raportohet se nga persona të pa njohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”.