Dy burra nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë mbytur këtë të diele në plazhet e ndryshme të Shqipërisë.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka shprehur edhe Komuna e Shtimes, qyteti prej nga ishte edhe viktima në fjalë, transmeton lajmi.net.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ
Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë. Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!.