Ia lëshuan laserin aeroplanit në Lipjan, ky është dënimi që i pret

Mëngjesin e sotëm kemi raportuar se si një kosovar ka sulmuar me laser një aeroplan që po fluturonte mbi Lipjan. Mirëpo a e keni ditur se një veprim i tillë dënohet me ligjet e Kosovës?

Një sulm i tillë , konsiderohet si vepër penale ndërsa dënimi parashihet të jetë deri në 20 mijë euro. Këta e ka pohuar edhe përmes një prononcimi, Mirsim Beqiri Kryesus i Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.

“Bazuar në Legjislacionin në fuqi sulmet me laser ndaj fluturakeve në territorin e Republikës së Kosovës konsiderohet si vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burg. Të njëjtën e thotë edhe ligji 03/L-051 per Aviacion civil, më saktësisht Neni 99.2 Ndërhyrjet në Navigmin Ajror. Konsiderohet vepër penale nëse një person:

 a) me qëllim të ndërhyrjes në navigimin ajror brenda Kosovës, ekspozon brenda Kosovës ndonjë dritë, sinjal, ose komunikim në një vend ose mënyrë të tillë që mund të gabohet për (i) një dritë ose sinjal të vërtetë të paraparë me këtë Ligj, ose (ii) për një dritë apo sinjal të vërtetë që i përket një aeroporti ose ndonjë objekti tjetër për navigim ajror,

b) vazhdon të ekspozojë ndonjë dritë apo sinjal të tillë erdhe pas vërejtjeve të Drejtorit Gjeneral;
ose

c) me dijeni i heq, i fikë, ose i bën pengesë operimit të dritave ose sinjaleve të tilla të vërteta.

Personi i cili bën shkeljen e cilitdo aspekt të këtij paragrafi, është fajtor për vepër penale dhe kur të
shpallet i tillë nga gjykata kompetente dënohet me gjobë në vlerë që nuk tejkalon 20,000 Euro për secilën
shkelje të këtillë, dhe/ose burgoset për një periudhë deri në pesë (5) vjet.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se KHAIA shumë shpejtë do të filloj një kampanje bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për sensibilizimin e popullatës që të evitohen të tilla ndodhi në afërsi të Aeroportit të Prishtinës./Botapress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme