Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se janë në bisedime me Turqinë dhe SHBA-të në mënyrë që Aeroporti i Kabulit të mund të vazhdojë operacionet e evakuimit ushtarak me aktivitetet e aviacionit civil.
Në një deklaratë në Berlin, Maas theksoi rëndësinë që Aeroporti i Kabulit të vazhdojë aktivitetet e tij edhe pas datës së tërheqjes së trupave amerikane më 31 gusht.
“Ne jemi në bisedime me SHBA-në, Turqinë dhe vendet e tjera për vazhdimin e operacioneve të Aeroportit të Kabulit. Kjo çështje kërkon gjithashtu bisedime me talebanët para tërheqjes së forcave amerikane”, tha ai.
Kryediplomati gjerman tha se ai u takua me ministrat e jashtëm të Pakistanit, Indisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.
“Ne do t’i sigurojmë viza personelit vendas që mund të kalojë në këto vende më shpejt dhe më lehtë. Ne do të krijojmë të drejtën e qëndrimit për të gjithë punonjësit vendas dhe persona të tjerë të rrezikuar në listat tona”, tha Maas.
Maas shtoi se do të rrisin kapacitetin e departamenteve të vizave në Islamabad, New Delhi dhe në Tashkent.