Deri në dy orë pritje në dalje të Merdares, gjendja në pikat tjera kufitare.
Edhe mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare është më i ngarkuari.
Pritjet në dalje të këtij pikëkalimi janë deri në dy orë, ndërsa kolona është e gjatë 1200 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendje më e qetë paraqitet në pikëkalimet e tjera kufitare.
Në Mutivodë pritjet në dalje janë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikën kufitare në Vërmicë, pritjet janë deri në 20 minuta, ku kolona është 100 metra.
Fluks i madh i veturave që ia kanë mësyrë pikëkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje ka qenë i madh javët e fundit, pasi mërgimtarët kanë përfunduar pushimet dhe po drejtohen për në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.