Erdoğan: Veprat, e jo fjalët e talebanëve, do të përcaktojnë procesin e ardhshëm të Afganistanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se veprat, e jo fjalët e talebanëve, do të përcaktojnë procesin e ardhshëm të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar ambasadorëve në një ceremoni në shënimin e 950-vjetorit të Betejës së Malazgirtit, e cila shënon fillimin e vendbanimeve të para turke në Anadoll, Erdoğan tha se qeveria turke u qaset mesazheve nga udhëheqësit talebanë me një optimizëm të kujdesshëm tani për tani.

Duke nënvizuar rëndësinë e arritjes së stabilitetit në Afganistan, Erdoğan tha se Ankaraja vazhdon të jetë në “dialog të ngushtë” me të gjitha palët në vend për këtë qëllim.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan dhe tha se prioritet në vendin e shkatërruar nga lufta duhet të jetë mbushja e boshllëkut të autoritetit për të garantuar sigurinë dhe normalizimin.

Duke folur rreth nevojave urgjente të afganëve, përfshirë ushqimin, presidenti turk tha se pandemia e koronavirusit, thatësira dhe problemet financiare shkaktua një dëm të madh.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë Afganistanin në këtë kohë të vështirë dhe të tregojë solidaritet, pavarësisht se kush qeveris vendin”, tha ai.

Erdoğan gjithashtu tha se forcat turke dhe diplomatët turq kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të siguruar rendin në aeroportin e Kabulit dhe vazhdimin e operacioneve të evakuimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme