Mustafa: Muri në Veri, lojë e ulët e Serbisë

Mustafa lidhur me demarkacionin tha se është një çështje e konfirmuar katërçipërisht, por sipas tij, ka mbetur peng i një kauze politike që ka përfshirë deputetë nga disa subjekte.

Ndërkaq, sa i takon Asociacionit, Mustafa tha se u bë zhurmë e paparë. Ai tha se kjo tashmë është krejtësisht e qartë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila siç tha ai e dha një udhërrëfyes shumë të saktë se si duhet të krijohet ky Asociacion.

Kryeministri Mustafa në këtë intervistë për Telegrafin ka folur për zhvillimet e 2016-së, sfidat, Gjykatën Speciale, raportet me PDK-në dhe Listën serbe, zgjedhjet, zhvillimet që priten në 2017-në, etj.

“Muri i ndërtuar në veri është një lojë e ulët e Serbisë, e cila përmes saj ka tentuar fillimisht të krijojë një problem artificial me të cilin ne do të merreshim në Bruksel me muaj të tërë. Së dyti, përmes këtij muri Beogradi po përpiqet të na nxis në konflikte të brendshme në Kosovë dhe të prodhojë kriza në politikën kosovare si dhe me qytetarët serbë në veri të vendit”, ka thënu Mustafa.

Ai o ashtu ka folur edhe për themelimin e Asociacionit.

“Asociacioni do të themelohet në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo do të ndodhë në kuadër të realizmit të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, disa prej të cilave po sabotohen nga Serbia. Nuk do të ketë realizim të njëanshëm të atyre marrëveshjeve dhe Serbia duhet të realizojë obligimet e saj, të heq dorë nga ndërtimi mureve që janë refleksion i komplekseve të saj dhe e aleatëve të saj shpirtëror, të trashëguara nga e kaluara e errët”, ka thënë Mustafa në intervistën dhënë Telegrafit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme