Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili është kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, ka thënë se deri tash nuk ka folur e as postuar asnjëherë për garën si kryetar i kryeqytetit.
Ai ka thënë se është i koncentruar në menaxhimin e pandemisë, duke shtuar se nuk do të flasë më për këtë temë derisa kryeministri Albin Kurti ta zëvendësojë atë në postin e ministrit të Shëndetësisë.
“Unë skam bërë asnjëherë fushatë sepse koncentrimi im është përballja me pandeminë dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është Delta. Kjo është hera e fundit që flas për garën zgjedhore derisa kryeministri do të vendosë të më zëvendësojë”, ka thënë ai.