Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja, pasi u kap me 35 kilogram kokainë. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është Asllan Luka, i cili po transportonte drogën me një makinë fuoristrade. Droga e ndarë në 30 pako kapte vlerën e 3.5 milionë eurove. Arrestimi i Lukes u be pas një kontrolli rutinë të policisë, por ishte sjellja nervoze e shqiptarit, që çoi në një kontroll më të imtësishëm te automjetit. Policia sekuestroi edhe 1700 euro si dhe 2 celularë. Asllan Luka rezulton si person me precedentë penale ne fushën e narkotikeve. Ndërkohe qe leja e tij e qëndrimit ka skaduar që në prill të 2015-ës.