Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare goditi dhe plagosi rëndë gruan pas një sherri në familje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kalkidë të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati.
Policia arrestoi menjëherë 54-vjeçarin, i cili nuk arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.