Vijojnë afatet për formimin e qeverisë

Pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit më 30 dhjetor, vijojnë afatet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve të konstituimit të Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.

Mandatari, megjithatë, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit,e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Presidenti Gjorge Ivanov, të dielën deklaroi se do t’i respektojë afatet sipas Kushtetutës për dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë. “Unë si president jam i obliguar sipas Kushtetutës, pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditëve ta jap mandatin, pastaj vijon mandatari i cili ka 20 ditë për ta përbërë qeverinë e cila duhet të marrë shumicë në Parlament”, theksoi Ivanov. Më shumë deputetë në përbërjen e nëntë kuvendore ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja ka 49, BDI-ja 10, BESA 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme