“Gjakova u injorua nga Qeveria”

Kryerja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se komuna që ajo drejton gjatë vitit 2016 është injoruar nga Qeveria e Kosovës.

Dhe kjo, sipas saj ka ndikuar që shumë projekte jetike të bllokohen për komunën e Gjakovës.

“Zhvillimet politike në qendër kanë pasur ndikim të madh në nivelin lokal. Gjakova është injoruar nga Qeveria e Kosovës, e cila i ka përkrahur komunat që janë pjesë e partive të pushtetit”, tha Kusari-Lila në një intervistë për Epokën e Re.

Ai thotë se u bllokua projekti i hyrje-daljeve të qytetit, Aeroporti i Gjakovës me asete në vlerë prej 9 milionë eurosh, donacioni nga KFOR-i italian, si dhe shfrytëzimi i hapësirës për parkun industrial.

Ndër të tjera Kusari Lila ka folur edhe për partinë e re që e kanë paralajmëruar se do ta prezantojnë shumë shpejt, në të cilën ajo është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme