Para pak çastesh ka ndodhur një shpërthim tek spitali modular i Tetovës.
Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar video, ku shihet se si zjarri ka kapluar spitalin modular.
Raportohet se nga zjarri ka edhe viktima, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin e të nxjerrin pacientët, që ishin të shtruar për kurim në spitalin modular.