Në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës janë raportuar disa të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.
Gazeta Express mëson se të vdekur kanë mbetur dy persona, njëri prej tyre është kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj.
Dyshohet se Ademaj është vrarë se bashku me ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Gazeta Express do iu mbaj të informuar lidhur me rastin.