Tetovë, 12 pacientë u arrit të shpëtoheshin nga zjarri

Jo zyrtarisht 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga spitali modular në Tetovë dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione te ndryshme shëndetësore, përfshi edhe Qendrën Klinike në Shkup. Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qendrueshme dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, njofton Zhurnal.

Por mbete më i lartë numri i viktimave. Prokuroria njoftoi se ka lëshuar urdhra autopsie dhe ka identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr dhe po shqyrton nëse ka të vdekur të tjerë”.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.

“Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme