Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për viktimat e ngjarjes tragjike në Tetovë.
Përmes një shkrimi në Twitter, ministrja ka thënë Kosova është e gatshme të japë ndihmën e saj.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për zjarrin në spitalin e Tetovës. Lutjet tona sot janë me popullin e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me familjet e viktimave. Gjithashtu i kam shprehur ngushëllimet e mia më të thella kolegut tim, Bujar Osmani. Kosova është krah Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Ndryshe, pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Spitalin për COVID në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës, u vendos që në Tetovë të shpallet tre ditë zie./21Media