Një stuhi e fuqishme në ishullin e vogël italian, Pantelleria, shkaktoi dy viktima.
Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi se në mesin e viktimave është një zjarrfikës që ishte jashtë detyrës, ndërsa personi tjetër që humbi jetën ishte një 86-vjeçar.
Viktimat ishin në automjetet e tyre kur u kapen en befasi nga stuhia. Nëntë persona të tjerë raportohet të jenë plagosur, ndërsa era e fuqishme zhvendosi automjetet dhe rrëzoi catite e shtëpive. Katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Si pasojë e stuhisë u rrezuna edhe shume pemë. Pantelleria, është një ishull turistik qe njihet për shkëmbinjtë vullkanikë.