Vuçiq i frikësuar në prag të takimit me Kancelaren Merkel: Kam shumë tremë, por..

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në Beograd kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në delegacionin që e priti kancelaren gjermane ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, dhe ambasadorja e Serbisë në Gjermani, Snezana Jankoviq.

Kancelarja gjermane nesër do të udhëtojë për në Tiranë.

Këto janë vizita lamtumirëse në Ballkan.

Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiq në prag të takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka shkruar në profilin e tij nw instangram se “ka shumë tremë por do të luftojë për Serbinë”, transmeton “Bota Sot”.

Në profilin “Ardhmëria e Serbisë” ku pasqyrohen aktivitetet dhe mesazhet e Vuçiq për opinionin në Serbi, ai ka pranuar se “ka tremë para takimit me Merkel”.

“Tash edhe pak do kem takimin me kancelaren Merkel. Kam shumë tremë, isha shumë herët në aeroport në sallën pritëse, dhe duke shëtitur më duket se kam përsëritur nga 500 herë gjërat që kam pwr t`ia thënë, për secilën fabrikë gjermane në Serbi, numrin e punëtorëve, investimet dhe shkëmbimin tregtar” tha Vuçiq.

Jam përpjekur të mësojë gjermanisht dhe t`i drejtohem, pasi i pata premtuar se këtë do ta bëjë në takimin tjetër. Nuk ia dola, edhe më tutje po mundohem, diçka kam mësuar. Sidoqoftë kjo është një gjë e madhe për Serbinë. Me gjasë mund të kalojmë mirë, më mbështetni e unë ju premtoj se do luftojë për Serbinë” tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme