Roja Bregdetare e Turqisë shpëtoi 63 migrantë të parregullt

Autoritetet turke bënë të ditur se 63 migrantë të parregullt të shtyrë në ujërat territoriale turke nga autoritetet greke u shpëtuan afër rrethit Çeşme në provincën e Izmirit të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas marrjes së informacionit për një grup migrantësh të parregullt në tri varka shpëtimi në brigjet e rrhetit Çeşme, njësitë e Rojës Bregdetare shpëtua të gjithë në bord.

Ndërkohë, 38 të tjerë u ndaluan nga autoritetet e sigurisë për përpjekje për të kaluar në Evropë. Ata iu referuan zyrës lokale të migrimit.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për migrantët e parregullt që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia, e cila tashmë strehon 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend në botë, po merr masa të reja sigurie në kufijtë e saj për të parandaluar një fluks të ri migrantësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme