Kryeministri Edi Rama, i cili i bënte thirrje opozitës mos të sulmonte vendin, në gjuhë të huaj, ka shfrytëzuar çdo rast, në konferencat e fundit me ndërkombëtarë për të sulmuar qeverinë e Kosovës. Parimet e Kryeministrit duket se nuk vlejnë, kur bëhet fjalë për interesat e tij.
Nga SYRI TV
Prej vitesh, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sistematikisht opozitën, që hedh baltë mbi Shqipërinë, në sy të ndërkombëtarëve, duke cënuar imazhin e vendit. Në vitin 2019, Kryeministri Rama, kujtonte paktin e 2017-ës me kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se kërkesa e tij e vetme për opozitën, ka qënë që mos të shajë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Madje Rama i referohej parimit që kanë gjermanët, që problemet e shtëpisë, të mos i diskutojnë në sy të të huajve.
Edhe disa muaj më parë, pasi fitoi mandatin e tretë në krye të vendit, Edi Rama, ftoi sërish për bashkëpunim opozitën, me kushtin e vetëm, që Partia Demokratike, mos të shajë në anglisht, Shqipërinë. Por ndërsa u kërkon të tjerëve, që të shmangin sulmet dhe akuzat politike, në sy të ndërkombëtareve, Kryeministri Edi Rama, ishte ai që vet e shkeli këtë parim, në konferencën e djeshme, me Kancelaren Angela Merkel duke sulmuar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti.
Edhe një muaj, më parë, kur Rama, Zaev e Vuçic u mblodhën për të konkretizuar nismën për Ballkanin e hapur, Kryeministri sërish sulmoi hapur Kosovën, e cila nuk pranoi ftesën për tu ulur në tryezë.
Edhe pse në dy shtetet flitet shqip, duket se parimet e kryeministri Edi Rama nuk vlejnë për atë vet, duke shfrytëzuar të gjitha rastet, për të sulmuar Kosovën në gjuhë të huaj.
© SYRI.net