Një i moshuar 82-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa lahej ne det. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Golemit.
I mbyturi është Nebi Ndreu nga Elbasani. Sipas hetimeve të para dyshohet që i moshuari të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti. Policia po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.