Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Ballkan” është e rrezikshme për Ballkanin Perëndimor.
E para e shtetit gjatë qëndrimit në Gjermani tha se kjo iniciativë po përpiqet ta zëvendësojë Procesin e Berlinit, i cili, sipas saj e vonon integrimin evropian dhe nuk duhet të ndodhë.
Osmani duke diskutuar për të ardhmen e Kosovës, kritikoi Serbinë edhe për mos hapjen e arkivave për personat e zhdukur. Ndërkohë tha se Kosova do të jetë konstruktive në dialog, por nuk pranojnë të diskutojnë për integritetin territorial, statusin e Kosovës dhe nivelin e tretë qeverisës, siç është asociacioni.