Së shpejti përfundon ndërtimi i urës që do e lidhë Evropën me Azinë. Bëhet fjalë për urën me një pamje spektakolare varëse të qaujtur “Canakkale 1915”, e cila do të jepet në përdorim në mars të vitit të ardhshëm dhe do të jetë ura më e gjatë në botë e varur dhe njëherit më e gjata në Turqi.
Hapësira e saj më e madhe midis dy shtyllave me një lartësi prej 318 metra do të shtrihet në 2.023 metra, që nënkupton se do të jetë më e gjatë për 32 metra sesa ura aktuale “Akashi Kaikyo” në Japoni, që edhe mban rekordin si ura më e gjatë e varur.
Gjatësia e saj totale do të duhej të ishte 3,563 metra. “Canakkale 1915” ka marrë emrin nga rajoni me të njëjtin emër që gjendet në veriperëndim të Turqisë.
Ndryshe quhet edhe ura e Dardaneleve, pasi që do të jetë një lidhje midis dy kontinenteve – Evropës dhe Azisë. AJo do jetë pjesë e autostradës 321 kilometra “Kinali-Tekirdag” – “Canakkale-Balikesir” që do të lidhë Trakinë lindore më Anadolinë.
Hapja e urës pritet të ndodh më 18 mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht pesë vite pasi është vënë gurthemeli nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.