Dorëhiqet ambasadori i Britanisë në BE

Ambasadori i Bretërisë së Bashkuara në Bashkimin Europian, Sir Ivan Rogers ka dhënë dorëheqjen. I emëruar nga ish-Kryeministri David Cameron në vitin 2013, pritej që të luante një rol kyç në bisedimet për BREXIT që pritet të fillojnë pas disa muajsh.

BBC zbuloi se para disa muajsh, Rogers u kishte thënë privatisht ministrave se një marrëveshje tregtie mes Britanisë dhe BE mund të zgjasë 10 vite që të përfundojë, duke shkaktuar kritika nga disa prej deputetëve.

Ai u tha atyre se ky ishte mendimi edhe i 27 shteteve të tjera anëtare të BE. Ministrat në atë kohë thanë se një marrëveshje e tillë mund të bëhet brenda 2 viteve.

Një zëdhënës i qeverisë britanike i tha BBC se një Sir Ivan Rogers ka dhënë dorëheqjen para disa muajsh si përfaqësues i përhershëm i Britanisë në BE. Ndërsa tani është larguar përfundimisht nga detyra e tij.

Largimi vjen në një moment delikat, kur pas disa muajsh pritet të nisin proceduar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme