“ ⚫️ HETIMET të bëhen pa kursyer askënd, spitali i Tetovës të lirohet nga udhëheqësia partiake
⚫️ Jemi sot këtu para vendit të tragjedisë. Sot është dita e 8 nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacient dhe familjarë por asnjë përgjegjësi konkrete nuk ka. I vetmi debat që është zhvilluar dhe zhvillohet është pranimi ose mospranimi i dorëheqjeve. Ky është një taktizim tendencioz për relativizim, me të cilin tentohet t’i iket përgjegjësisë.
⚫️ Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut dhe dëshmi për krimin që është rrënjosur në strukturat e shtetit. Ky spital me vite është në gjendje mizore, me kushte çnjerëzore, me higjienë e siguri jashtë të gjitha standardeve. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partitë dhe politika.
⚫️ Fakti që në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjeter kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit.
⚫️ Me këtë duhet të merr fund që spitali i Tetovës të drejtohet nga kuadro partiake, pasi një shëndetësi e partizuar do vazhdoj të prodhoj tragjedi të tjera si kjo.
⚫️ Për fat të keq drejtësia në këtë shtet disa herë ka dështuar nga presioni, korrupsioni dhe shantazhet.
? Kërkesa jonë për përgjegjësi për 14 viktimat në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohet si politizim i tragjedisë. Hetimet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato. Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë. Mjaft më se u trash zullumi. Në të kundërtën, reagimi i tetovarëve do jetë shumë i ashpër!
? Ta bëjmë Tetovën qytet me Spital të sigurtë dhe funksional për të gjithë!” thonë nga iniciativa Më mirë për Tetovën.