Teuta Arifi: E ndryshuam Tetovën!

Katër vitë më parë morrëm mbi vete përgjegjësinë që ne do të jemi ata që do ta ndryshojmë Tetovën sepse Tetova meriton ndryshe. A e ndryshuam Tetovën?! –Po. A janë këta ndryshime të mjaftueshme? Jo- sepse ndryshimi është proces,energji, kohë dhe përpjekje e vazhdueshme pavarësisht faktorëve dhe rrethanave ku gjendemi. Para kater vitesh, uji i pijshëm ishte premtim parazgjedhor i yni, njejtë sikur ishte premtim parazgjedhor i të gjithë kryetarëve të Tetovës nga viti 2000 e këndej. Në vitin 2016 përfunduan punimet nga trasa e mbetur e ujësjellësit prej 8,5 km dhe nga viti 2017 me vendosjen e maqinerisë për filtim të ujit në objektin e filter stacionit poashtu të përfunduar në vitin 2016, uji i pijshëm më nuk do të mungojë në Tetovë. Gjatë dy dekadave të kaluara të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm që uji është e drejtë themelore njerëzore që duhet ta gëzojë çdo tetovar por ajo dalloi neve nga bashkëmendimtarët në këto vite është fakti që ne vepruam, ne punuam me nder, nuk përfituam në mënyrë kriminale nga fondet e ndara për përfundimin e rrjetit të ujësjellsit, aplikuam me projekt për filter stacionin në EBRD,fituam grantin dhe tani jemi në përfundim e sipër të projektit. Si pasojë, lufta dydekadëshe e këtij qyteti për të pasur ujë, nga viti 2017 mund të llogaritet që ka përfunduar. Shfrytëzoj rastin ti përgëzoj qytetarët e Tetovës që nga viti i ardshëm ujin më nuk do ta kenë luks që zgjat disa orë.

Të nderuar qytetarë të Tetovës,

Të udhëhequr nga parimi që ne punojmë për qytetarët dhe jemi me qytetarët, njëjtë sikur vitet e kaluara dëshmuam që mund të drejtojmë në kahjen e duhur një komunë të mbytur në borxhe pa i reduktuar shërbimet që ia ofrojmë qytetarëve duke punuar me gjithë energjinë dhe resurset që kemi në realizimin e projekteve për të cilat ky qytet ka aq shumë nevojë.

Nga ky vit, Ndërmarrja për parking e themeluar vitin e kaluar, në kuadër të përpjekjeve për të rregulluar komunikacionin e Tetovës filloi parkimin zonal në zonën B, NPK vendosi 150 kontanjerë të ri në 11 lokacione të qytetit ndërsa kontanjerë të rinjë do të vazhdojnë të vendosen edhe vitin e ardhshëm . Sivjet kjo ndërmarrje promovoi mundësinë e pagesës së faturave përmes pay pal sistemit dhe përveç punëve rutinore për mirëmbajtjen e pastërtisë të qytetit dhe grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave mbolli edhe 640 drunjë të ri në hapësirat e gjelbërta publike që i mirëmban kjo ndërmarrje. Sivjet, poashtu filluan punimet në parkun përballë stacionit të autobusëve, me hapësirë prej 9000 m2, i cili do të jetë një vend rekreimi për të gjithë qytetarët .
Komuna e Tetovës çdo ditë është duke punuar për tu përgjigjur nevojave të qytetarëve për të pasur rrugë,kanalizime, ujë,trotoare, komunikacion të rregullt ,arsimim cilësor, jetë kulturore ndërsa paralelisht zbatojmë projekte të reja kapitale për ndërhyrje në infrastrukturën e vjetëruar dhe trashëguar nga sistemi komunist ku dekada me radhë asnjëherë nuk është punuar. Si pasojë e angazhimit tonë për zgjerimin e rrugës, rregullimin e trotoareve dhe vendosjen e ndriçimit publik, sot projekti i rekonstruimit të rrugës Tetovë-Banjë-Brodec është në prag të përfundimit, njëjtë sikur rekonstruimi i rrugës lokale Shipkovicë-Brodec. Në vitin 2016, bekatonizuam rrugën e UÇK-së,asfaltuam rrugën 151 mbi stadiumin e qytetit,rrugën Bllagoja Toska,Gjorçe Petrov te gjimnazi, rrugën Vëllezërit Milladinov, rrugën 168, rrugën 172, rrugën e Lubotenit si dhe rrugën “Tetovarja”. Këtë vit filluam ndërtimin e Urrës së Kazazëve tek shkolla e vjetër e medicinës, urrë kjo që do ta çliroj dukshëm ngarkesën e komunikacionit për automjetet dhe këmbësorët por do të kontribuojë poashtu në përmirësimin e pamjes estetike të qytetit. Sivjet rregulluam ujësjellësin në fshatin Xhepçisht dhe Vicë, ndërtuam kanalizimin fekal në rrugën e Lubotenit, rrugën 167, rrugën e Kongresit të Manastirit, rrugën Andrija Stijanoviç si dhe investimin kapital për vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Ivo lola Ribar”. Poashtu këtë vit bëmë rikonstruimin e rrugës tek Biblioteka e vjetër e qytetit dhe ndërtuam rrethin në udhëkryqin Strasho Pinxhur dhe Ivo LOLA Ribar.
Sa i përket infraktsrukturës shkollore, këtë vit u bë rikonstruimi i shkollës fillore Migjeni, shkollës së mesme ekonomike, shkollës fillore në fshatin Gajre, ndërtimi dhe furnizimi me pajisjet e nevojshme për dizajn në shkollën e mesme tekstile, ndërtimi i terreneve sportive në shkollën fillore Kirili dhe Metodi dhe 7 Marsi, renovimi i brendshëm i shkollës fillore në Poroj, rikonstruimi i objektit të gjimnazit ku mësojnë paralelet në gjuhën maqedone, ndërimi i dritareve në shkollën fillore Rexhep Voka, Rilindja dhe Goce Delcev . Këtë vit komuna e Tetovës fitoi grantin për projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit të zeza dhe ndërtimin e stacionit për filtrim e ujrave të zeza në vlerë prej 33 milion euro të financuar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Investime si dhe përfundoi fazën e fundit të projektit për hapjen e Zyrës së diasporës e cila do të mundësojë thithjen e investimeve të huaja që vijnë nga diaspora vendase.

Zonja dhe zontërinj,

Transformimi shumëdimensional i një qyteti, veçanërisht një qyteti me specifikat që ka Tetova nuk është një projekt që mund të implementohet për katër vite, por është një vizion për qytetin për realizimin e të cilit duhet të punohet në vazhdimësi, me shumë përgjegjësi dhe shumë përkushtim gjithmonë duke pasur synim interesin publik, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhin ndryshimet në këtë qytet. Mjafton vetëm të kthehemi pas në kohë dhe ta shohim dallimin, ne vitin 2017 Tetova do të ketë ujë, bulevardin kryesor të asfaltuar, trefish më tepër infrastrukturë të asfaltuar rugore, 33 milion euro që do investohen në rrjetin e kanalizimit, ndërmarrje për parkim që përpiqet të vendos rend të një komunikacioni normal, Zyrë për dijasporën ,manifestime kulturore ku marrin pjesë emra të mëdhej të artit dhe kulturës nga vendi ynë, Kosova dhe Shqipëria, park qyteti dhe shumë gjëra tjera të cilat nuk i ka pasur më parë.

Dhe ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të punojmë me intenzitetin e njejtë edhe vitet e ardhëshme për ta vendosur Tetovën në binare të zhvillimit, konform standardeve të harmonisë urbane duke e bërë një vend më të sigurtë, më të pastër, të gjelbër, me ujë të pijshëm, rrjet të mirë rrugor, dhe qytet modern të mundësive ku do të zhvillohen bizneset dhe do të kultivohen talentet.

Ju falemnderit,

Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme