Kosova duhet të ketë pozicion të qartë karshi Asociacionit të Komunave Serbe, dhe ky asociacion nuk guxon të ketë të përgjegjësi ekzekutive.
Kështu vlerëson drejtori ekzekutiv i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, duke rekomanduar që të përcaktohen parimet me shumë kujdes pas mendimit të kushtetueses, shkruan GazetaTribuna.
Sipas Tahirit, dokumenti për AKS nuk duhet të negociohet në tërësi, por “të dialogohet nen për nen”.
Në një intervistë në emisionin Kontakt në TribunaChannel ai është shprehur se problemet në Kosovë dhe Ballkan ende nuk kanë përfunduar.
“Në temat e mëdha duhet të dakordohemi që të ketë një konsensus kombëtar, e për temat e vogla le të fitojë kush është më i forti,” është shprehur Tahiri.
Ai beson në partneritetin me ShBA-të, ndryshe thotë se kemi rreziqe serioze.
Intervistën e plotë që mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtme, në të cilën ka folur edhe për qeverisjen lokale.
“Jepen me miliona euro për projekte në komuna pa ndonjë kriter të qartë,” vlerëson Tahiri.
Në këtë intervistë, ai për herë të parë ai flet edhe për zgjedhjet në Drenas.