Konjufca në Kuvendin hungarez: Populli i Kosovës është i vetmi popull i izoluar në Evropë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dështimi i liberalizimit të vizave për kosovarët është shembull negativ i keqmenaxhimit të procesit.

Këto deklarime Konjufca i ka bërë në Kuvendin e Hugarisë, duke thënë se populli i Kosovës është i vetmi popull i izoluar në Evropë që nuk mund ta gëzojë të drejtën e lëvizjes “për shkak të regjimit të vizave”.

“Edhe pse Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, disa shtete anëtare e bllokojnë padrejtësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. BE-ja duhet ta gjejë kurajën që përmes një programi të optimizimit të kritereve dhe reformave, pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ta përfshinte BP përnjëherë, pra të gjitha shtetet e mbetura në të njëjtën kohë”, ka thënë i pari i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka potencuar se edhe nëse Kosova i plotëson kushtet, dhe nga BE-ja merr përgjigje se “kemi nevojë për disa vite të thellohemi”, do të ishte dëshpëruese dhe e parikuperueshme.

Konjufca para deputetëve hungarezë theksoi se në rast se shtetet e Ballkanit Perëndimor lihen jashtë përspektivës evropiane, hapësira që do ta krijonin projektet e tjera jomiqësore, “do të ishte fatale për stabilitetin e këtij rajoni edhe ashtu mjaft të ndërlikuar”

“Mbi të gjitha po e çmoj këtë nismë të Presidentit Kover meqë diskutimi ynë sërish po përqendrohet në procesin e zgjerimit të BE-së. Shteteve tona të Ballkanit Perëndimor kjo ua shton edhe më tepër shpresat për një të ardhme të sigurt e të përbashkët në familjen e madhe e demokratike evropiane. Na ishte një kohë para 20 vitesh kur BE-ja e kuptonte më mirë se ne rëndësinë fundamentale të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor. 2 dekada prapa, me keqardhje mund të konstatojmë që për herë të parë në histori të Evropës, është pikërisht Ballkani Perëndimor që po e kupton më mirë se BE-ja domosdoshmërinë e zgjerimit”, ka shtuar ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme