Gjersa opinioni reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se fjala bullgare do të hiqet nga tekstet shkollore dhe monumentet ku përmendet okupatori fashist bullgar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski bëri një deklaratë, ku tha se maqedonasit para pushtimit bullgar ishin në pushtimin serb.
Ai tha se në banovinën e Vardarit maqedonasit ishin serb të jugut.
“Dhe dikush duhet të shkruajë se para pushtimit fashist bullgar kishte pushtim serb 23-vjeçar në Jugosllavi, birucë e popujve.
Në të cilën ishim banovina e Vardarit dhe ishim serbë të jugut”, shkruan në Facebook Georgievski.