Brutalisht vrau vëllain, arrestohet serbi në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Kavadar të Maqedonisë së Veriut policët vendas kanë arrestuar A.F.(43) nga Pozharevaci i Serbisë, i cili në Serbi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje brutale” të vëllait të vetë.

“Më 29.09.2021 në territorin e komunës së Kavadarit, në vendin e quajtur Shamaci, e kanë gjetur dhe privuar nga liria shtetasin serb A.F.(43) nga Pozharevaci, i cili në Republikën e Serbisë është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje brutale” të vëllait të tij. I arrestuarit është dorëzuar te shërbimet policore të Republikës së Serbisë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.

Arrestimi ka ardhur me kërkesë të lëshuar nga Interpoli i Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme