Edhe pse Serbia ka lidhje të forta me Evropën Perëndimor, shumica e serbëve e konsiderojnë Rusinë partnerin e tyre më të ngushtë. Kjo për shkak të mënyrës si transmetohet informacioni nga media e financuar nga Kremlini, Sputnik.
Shumica e serbëve besojnë se Rusia dhe Kina janë partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit të tyre. Në realitet, megjithatë, Serbia kryen më shumë se dy të tretat e tregtisë së saj të jashtme me Bashkimin Evropian. Evropa Perëndimore gjithashtu përbën pjesën më të madhe të investimeve të huaja në Serbi.
Përgjigja qëndron në ndikimin e ushtruar nga mediat shtetërore ruse në peizazhin e shtypit serb dhe përtej tij, në opinionin publik, jo vetëm në Serbi, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në veçanti, edicioni serb i lajmeve dhe stacionit të radios të financuar nga Kremlini, Sputnik, përshkruan një imazh të çështjeve botërore që nuk ka të bëjë shumë me realitetin.
Sipas Sputnik, Evropa Perëndimore dhe SHBA janë të dënuara dhe në rënie, ndërsa vende si Rusia dhe Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në të gjithë botën. Gazeta globale e lajmeve ruse është e bindur se kjo ndodh sepse sistemet shoqërore dhe ekonomike në këto vende janë jashtëzakonisht superiore ndaj atyre në Perëndim.
Sputnik: Perëndimi është para fundosjes
Sipas këtyre raportimeve perëndimi dhe SHBA janë para fundosjes, në një kohë që vende të tjera si Rusia dhe Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë influencë në botë. Sipas bindjes së Sputnik, kjo lidhet me atë që sistemet shoqërore dhe ekonomike të këtyre vendeve ia kalojnë fuqishëm perëndimit. Ky botëkuptim prezantohet rregullisht nga Sputnik dhe merret nga mediat serbe një më një pa kaluar në interpretim e verifikim. Sepse mediat jo vetëm në Serbi vuajnë nga mungesa e financimit. E raportime të tilla falas të Sputnik janë shumë të mirëseardhura. Por ngadalë këto raportime po krijojnë një imazh, që është më shumë virtual se real.
Politikanë drejtues vendas përshëndesin Sputnik
Politikanët në Serbi e mirëpresin materialin e ofruar nga mediat shtetërore ruse., krahas Sputnik, edhe RT, (dikur Russia Today). Sistemi i vlerave politiko-shoqërore të prezantuara i përgjigjet idealeve të tyre politike. Shteti, që udhëhiqet nga këta politikanë të fuqishëm, luan një rol dominues në të gjitha fushat. “Sistemi Putin” duket qartë se u shërben shumë politikanëve në Europën Juglindore si model. Politikanë për shembull si Viktor Orban, Nikola Gruevski (ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut), Bakir Izetbegovic e Milorad Dodik (Bosnje-Hercegovina) Janez Jansa (Slloveni), apo Aleksandar Vuçiq kanë shprehur shpesh drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt admirimin për Putinin.
Perëndimi në rrëzim, Rusia në ngjitje
Mediat shtetërore ruse në vendet e Ballkanit paraqesin një imazh të perëndimit me ngjyrat më të errëta. Kapitalizmi ndodhet para shpërbërjes. Bursat kanë marrë drejtimin e kolapsit. Shumë pjesë të popullsisë janë varfëruar. Shumica e popullsisë e ka humbur besimin në sistemin perëndimor si edhe tek politikanët e mediat. Në Rusi dhe Kinë, sipas këtyre mediave gjen ekonomi në lulëzim, një shoqëri mjaft të kënaqur e me të ardhura të mira, që i është mirënjohëse politikanëve kryesorë të vendit.
Një rrezatim i tillë i vazhdueshëm me raportime të tilla ka bërë që mediat serbe vitin e kaluar të raportonin ndjeshëm shumë më negativisht për BE dhe SHBA. Rusia dhe Kina ngrihen në qiell me raportime pozitive. Raportime kritike apo negative vështirë se gjen.
Sputnik paralajmëron Serbinë nga perëndimi
Sputnik nuk e heq nga raportimi një temë: Që Serbia mund të presë vetëm të këqija nga BE dhe SHBA. Si pasojë në mediat bulevardeske nxjerrin në krye histori që bëjnë fjalë për përpjekjet e perëndimit të largojnë nga pushteti Vuçiqin. Po pse duhet ta largojë perëndimi presidentin Vuçiq, kur si Brukseli edhe Uashingtoni shikojnë tek ai partnerin më të rëndësishëm për reformat e synuara?
Llogaria e Sputnik është e qartë: nuk ka ndarje mes lajmit dhe komentit. Burimet përdoren në mënyrë selektive. Informacioni që i shkon deri në fund temës nuk parashikohet. Më shumë ky raportim duhet të dokumentojë dhe provojë, se botëkuptimi i Rusisë për botën është i duhuri. Krahas kësaj nxiten në Ballkan grindjet kombëtare, ku Sputnik sigurisht kalon pa kushte në anën e serbëve.
BE e pafuqishme ndaj propagandës ruse
Ka vite që Rusia punon për të penguar integrimin e Ballkanit në strukturat euroatlantike. Pasi Moska duhet të pranonte dështimet pas anëtarësimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, përpjekjet e saj janë fokusuar në Serbi dhe tek serbët në Bosnje-Hercegovinë. Megjithëse BE është e angazhuar me shumë miliarda dhe një ushtri me diplomatë dhe ekspertë në Serbi, ajo nuk i vë dot asgjë përballë propagandës së fuqishme ruse. Nëse Brukseli edhe në të ardhmen nuk do të ndërmarrë asgjë për t’i futur në vetëdijen e popullit serb arritjet e veta dhe të theksojë avantazhet e një lidhjeje me perëndimin, atëherë e ka të humbur luftën. Sepse Rusia me instrumentat e soft-power ka kohë që i ka bërë për vete zemrat e serbëve./DW