Kim Mehmeti: Banditët e BDI-së populli i voton nga halli, e jo nga malli!

Nga Kim Mehmeti
Mediat raportojnë se në konventat parazgjedhore të BDI-së dëgjohen edhe të shtëna me armë zjarri.
Dhe ato krisma kanë për qëllim t’i frikësojnë shqiptarët që nuk i takojnë kësaj partie, t’ua kumtojë atyre atë që e dinë: se ligji vlen për ata që nuk janë anëtarë të BDI-së, e jo për banditët e saj, se të jashtëligjshëm janë ata që nuk pajtohen me politikat e kësaj partie, e jo hajdutët dhe kriminelët e gjelbër të saj.
Ndërkohë, kryetari i BDI-së, në vend që të skuqet, mbulohet me ngjyrë të gjelbër dhe vazhdon të moralizojë, të na tregojë si duhet të sillen personalitetet publike, e që, vlerësuar sipas sjelljes së tij, del se ata duhet fshehurazi, e jo publikisht, dikujt t’ia shajnë shtatëqind nënat.
Pra neve na moralizon shefi i partisë që i përçau shqiptarë, e i bashkoi maqedonasit, na mbanë ligjërata për mirësjellje ai që e bëri partinë ‘ujk’ që të ‘hanë’ e nuk i jep llogari askujt, si në kohën e Rankoviqit, ai që shqiptarëve të këtushëm u la vetëm dy zgjidhje: o t’u përkulen banditëve të BDI-së, o ta braktisin vendlindjen.
Kush nuk e beson këtë le të ma thotë emrin – jo të ndonjë funksionari – por të ndonjë pastruesi të ndonjë godine publik, e që nuk është anëtarë i BDI-së, apo që nuk është i afërt me shërbëtorët e kësaj partie të ‘Klanit të Llërcës’.
Dhe le të del ndonjëri e le të më tregojë se a ka banditizëm më të madh se ta përçash popullin tënd sipas përkatësisë partiake, se sa ta keqpërdorësh varfërinë e popullit tënd për ta marr peng atë, dhe për ta detyruar të të votojë nga halli, e jo nga malli! (Kim Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme