Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” që zhvillohen këtë muaj.
Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjeorgjisë.
Pjesë e listës është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.
Dardanët fillojnë grumbullimin pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, derisa stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.
Paraprakisht përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media.