Imami i Xhamisë së Madhe Ajasofja në Stamboll, Ferruh Mustuer, tha se që nga rihapja e kësaj xhamie ka pasur një interesim të lartë të qytetarëve dhe se deri më tani është vizituar nga më shumë se 3.5 milionë njerëz.
“E shoh veten me fat që kryej detyrën e imamit në Xhaminë e Madhe Ajasofja. Falënderoj Allahun e madhëruar që më ka mundësuar këtë. Po ashtu edhe krerët tanë që e kanë vërejtur të përshtatshme këtë. Që nga ajo ditë përpiqem ta kryej me kënaqësi dhe emocion të madh detyrën time”, tha Mustuer duke bërë të ditur se ndjehet krenar dhe i lumtur që kryen detyrë në Ajasofja, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Xhamia u vizitua nga më shumë se 3.5 milionë njerëz
Mustuer foli për vizitat e kryera në Xhaminë Ajasofja.
“Që nga rihapja e xhamisë Ajasofja ka pasur një interes të lartë të qytetarëve tanë dhe deri më tani xhamia është vizituar nga më shumë se 3.5 milionë njerëz. Numri i vizitorëve tejkalon 30 mijë kryesisht në ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Atmosfera e ditës së parë kur ajo u hap vazhdon edhe sot duke u shtuar”.
“Interesi ndaj xhamisë nuk është pakësuar asnjëherë. Ka interes nga çdo vend i botës. Xhamia e Madhe Ajasofja është një vend, një vepër simbol. Çdo ditë udhëzojmë ose jemi dëshmitarë, që 2 ose 3 persona bëhen muslimanë. Një person i ardhur nga Kanadaja duke shikuar Ajasofjen, ka hulumtuar islamin dhe thotë se ‘dua të pranoj islamin në Ajasofje‘. Po ashtu persona që vijnë nga Evropa ose vende të ndryshme të Turqisë pas ceremonisë zyrtare martesore dëshirojnë që ceremoninë fetare martesore ta bëjnë kryesisht në Ajasofja”.