Rizvanolli për gazsjellësin: Kosto do të kishte qenë e lartë dhe nuk kemi pasë vlerësim të saktë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se kosto e projektit për gazsjellësin do të kishte qenë e lartë dhe se nuk ka pasur vlerësim të saktë. Ajo tregoi se nga investitorët të cilët janë intervistuar për investime potenciale, disa nuk kanë shprehur interesim për investim fare.

Kjo sipas saj nën arsyetimin se nuk investojnë më në gaz përshkak të politikave të shteteve të tyre ose politikave të veta, njofton Klankosova.tv.

“Investitorët që kanë treguar interesim, kanë treguar interesim me kushte të pafavorshme, kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vite duke marrë parasysh riskun e investimit në gaz, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje.” tha Rizvanolli gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit.

Ajo shpjegoi se gazsjellësi nuk lidhet me projektin e MCC, financimi për të nuk ka pasur të vijë nga procesi i MCC.

“Studimi i fizibilitetit është ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur, Masterplani për shtrirjen e gazit, projekti i MCC gjithashtu ka qenë duke vazhduar studimin e fizibilitetit dhe gjithashtu një projekt i fizibilitetit paralel i përbashkët mes Maqedonisë dhe Kosovës është duke ndodhur.”

Tutje ka treguar se nuk ka qenë i qartë as efekti në çmimet për konsumatorët.

“Nuk ka qenë e qartë se cili do të jetë efekti në çmimet për konsumatorët, sipas disa përllogaritjeve që i kemi marrë 40 euro për një megawatt ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit, që është më e shtrenjtë 30% sesa kosto aktuale e prodhimit të energjisë që  e kemi.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme