Mosfunksionimi i aplikacioneve të Facebook, Instagram dhe WhatsApp në nivel global, ka alarmuar tërë botën dhe sipas informacioneve të para nga gazetarët botërorë, Facebook i ka rënë i tërë sistemi.
Nje gazetare e New York Post thote se punonjësit e kësaj kompanie nuk po futen dot në vendin e tyre të punës, pasi nuk po i punojne kartat.
“Sapo bisedova me disa që punojnë në Facebook, të cilët më shpjeguan se punonjësit nuk po mund të futen në ndërtesë për të vlerësuar shkallën e ndërprerjes, pasi karat e identifikimit në hyrje gjithashtu nuk u kanë punuar”, ka shkruar gazetarja e NYT, Sheera Frenkel.
Ndërkohë Facebook eshte shprehur ne lidhje me këtë situate në rrjetin social Twitter.
“Jemi të vetëdijshëm që disa persona kanë probleme me qasje në aplikacionet tona. Po punojmë që gjërat t’i kthehen normalitetit dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet në njoftimin e Facebook.
Whatsapp, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook, funksionojnë në një infrastrukturë të përbashkët.