Gazetari Artan Hoxha ka njoftuar paraditen e sotme se ai vetë dhe televizoni ku punon, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas gazetarit, edhe pamjet ku ai ka treguar disa detaje dhe një foto të autorit të dyshuar të vrasjes së Everest Cakës po në Elbasan, janë sekuestruar.
“Jemi nën hetim për zbulim të akteve të dhënave sekrete. Akti i prokurorisë ka ardhur në televizionin tonë dhe ka sekuestruar pamjet. A janë zbuluar autorët e asaj ngjarje? Jo”, është shprehur ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.
Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar me breshëri plumbash në Elbasan Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Të dy këta persona njihen si persona me precedentë të mëparshëm penalë dhe të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.