Rachele Musolini: Mbesa e diktatorit fashist fiton shumicën e votave në zgjedhjet komunale të Romës

Mbesa e diktatorit italian Benito Musolini duket se do të fitojë më shumë vota në zgjedhjet komunale në Romë. Sipas një numërimi pothuajse përfundimtar të mërkurën, Rachele Musolini e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d’Italia”, ishte kandidatja më e popullarizuar.

47-vjeçarja kishte marrë më shumë se 8,200 vota pasi votat u numëruan në më shumë se 97% të vendvotimeve në kryeqytetin italian.

Në zgjedhjet komunale, votuesit italianë mund të zgjedhin një listë ose të shënojnë emrat e kandidatëve.

Por zonja Musolini, e cila do të shërbejë në mandatin e saj të dytë si këshilltare e qytetit, këmbënguli se mbiemri i saj nuk kishte asnjë lidhje me popullaritetin e saj.

“Personi është më i rëndësishëm se mbiemri, sado i rëndë të jetë”, tha ajo për gazetën italiane La Repubblica.

Babai i ndjerë i Rachele, Romano ishte një pianist i xhazit dhe fëmija i katërt i diktatorit fashist.

Gjysmë-motra e saj Alessandra – një tjetër mbesë e Musolinit – gjithashtu shërbeu si anëtare e Parlamentit Evropian midis viteve 2014 dhe 2019.

Partitë e krahut të djathtë performuan relativisht dobët në zgjedhjet lokale në Itali, duke humbur garat për kryetarë bashkie në qytetet kryesore si Milano, Napoli dhe Bolonja.

Por në Romë, një balotazh tani është planifikuar më vonë këtë muaj midis kandidatit të krahut të djathtë Enrico Michetti dhe ish-Ministrit të Financave të qendrës së majtë Roberto Gualtieri.

Me kryetaren aktuale Virginia Raggi të Lëvizjes Pesë Yje (M5S), sondazhet e opinionit sugjerojnë se Gualtieri është favorit për të fituar brenda dy javësh.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme