Qyteti katedral i Kölnit, një nga qendrat më të rëndësishme të besimit katolik në Gjermani, lejoi thirrjen e ezanit në të gjithë qytetin për dy vitet e ardhshme.
Të 35 xhamitë e Kölnit mund ta thirrin ezanin çdo të premte midis orës 12 dhe 3 pasdite dhe të njoftojnë me altoparlantë “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut!”
Kryetarja e Kölnit Henriette Reker (64 vjeç) shkroi për “projektin model” në Twitter si një “shenjë respekti”. “Në fund të fundit, çdo udhëtar në qytetin e katedrales “përshëndetet nga katedralja dhe shoqërohet me kambanat e kishës. Si një “qytet kozmopolit”, Kölnitani dëshiron gjithashtu të mbrojë “interesat legjitime fetare” të myslimanëve”, ka shkruar ajo.
120,000 myslimanë dhe më shumë se 500,000 katolikë dhe protestantë jetojnë në Köln./21Media