Afrim Gashi nga Çairi: Më 17 tetor është shansi i fundit për të sjellë ndryshimin

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, nga Çairi tha se po habitet me një politikanë i cili është bërë edhe zv/kryeministër dhe i cili në pleqëri ka filluar të bëhet reper.

“O njeri, zv/kryeministër je leje repin. Unë e kam kaluar atë kur kam qenë tinejxher. A e shihni se çdo ditë të rinjtë po na ikin nga vendi, gjendja po vështirësohet, çmimet po hypin çdo dit, cilësia e jetës po bie, arsimi ka ra për toke, kultura, dhe në fushatë politike në vend se të merresh me programe dhe projekte, të merresh dhe të njollosësh opozitën e të merresh me muzikë në tubime politike mendoj se është jashtë çdo serioziteti, por çdokush e bën atë që e di më së miri”, u shpreh Afrim Gashi.

Gashi shprehi njaq falënderim për të gjithë ata që në vitin 2017 kanë votuar për Zeqirija Ibrahimin.

“Ata njerëz janë heronjtë e vërtet, ngase përskaj gjitha [presioneve, gjetën vullnetin, forcën për të votuar, 13.707 njerëz. Këtu do t’i përfshi edhe 975 vota të pavlefshme të cilët gjithashtu kanë qenë për ne e na i vodhën fitoren në 2017-tën. Ju lutem me 17 tetor ta ktheni hakun e Zekës te Bekimi, ta kthejmë fitoren aty ku është te popullit, ta kthejmë dinjitetin tonë, të dëshmojmë se nuk i trembemi askujt”, u shpreh Gashi.

Gashi tha se katër vite nuk është parë asgjë në Çair, vetëm shkatërrime, uzurpime.

“E kemi ne dorë fitoren, nëse e rrethojmë numrin 6 me ndërgjegje të pastër, unë jam i bindur se e ardhmja e gjithë shqiptarëve, edhe në Çair, edhe në tërë Maqedoninë do të ec për së mbari”, deklaroi Afrim Gashi.

Gashi tha se Bekim Sali të vetëm gjë që dëshiron është që t’i shërbejë popullit, ta bëjë Çairin e ri, ta bëjë shkollimin më te mirë, dhe këtë vend më të mirë.

“Me 17 tetor secili njeri do të ballafaqohet me dy alternativa. E para është status quo, dhe e dyta është ndryshimi. Status quon këto që kanë qenë në pushtet 20 vite gjithë i dimë, nuk mund të presin asgjë të re, mendësi e njëjtë, e shkatërruan çdo komunë shqiptare. Mënyra e vetme që ta provojmë shpresën është që më 17 tetor ta votojmë ndryshimin. E ndryshimi vjen duke votuar Bekimin, duke votuar pastër, duke votuar numrin 6”, deklaroi Afrim Gashi.

Gashi tha se më votë për BDI-në votë nuk ka.

“Nuk guxojmë t’ua lëmë të ardhmen e fëmijëve tanë edhe katër vite të na i qojnë poshtë. Është shansi i fundit. Më 17 tetor e kemi mundësinë më të lehtë, të shkojmë në vendvotime ta rrethojmë numrin 6”, deklaroi Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme