I plagosuri në veri që mbronte kontrabandistët është zyrtar në Inspektoratin e Punës të Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër kontrabandës në disa komuna të Kosovës duke përfshirë edhe veriun e vendit nga ku pati përballje me grupe serbësh që dolën në rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Në veri u lënduan disa policë e disa serbë, në mesin e të cilëve ishte edhe një zyrtar i Inspektoratit të Punës që u plagos.

Media mëson se Sreçko Sofronijeviç që u plagos në veri të Mitrovicës  është zyrtar i Inspektoratit të Punës.

Zyrtari i Ministrisë së Financave (ku përfshihet Inspektorati i Punës) ishte në mesin e huliganëve serbë që kishin dalë në rrugë për të mbrojtur kontrabanduesit nga arrestimi i Policisë së Kosovës.

Lëndimi u shkaktua nga një armë zjarri, Sreçkoja u qëllua në kraharor. Ne tash po përgatitemi për sallën e operacionit për t’ia hequr plumbin. Ai është në intenzivë dhe është në gjendje të rëndë” – ka thënë kirurgi Zlatan Elek.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme