Zonat malore në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit, njoftoi Sidorela Xhomaqi, gazetarja e SYRI TV, e cila solli edhe pamjet.
Temperaturat kanë rënë në nivelet 3°. Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Reshjet kanë qenë të lehta.
Reshjet më të shumta janë regjistruar në zonë e Mashkullores në aksin rrugor Shtyllë-Panarit. Trashësia e dëborës në këtë zonë bëjnë me dije burime zyrtare ka shkuar deri në 5 cm. Në kushte të tilla iu kërkohet drejtuesve të mjeteve që në këtë aks të lëvizin vetëm me zinxhirë.
Në të gjitha këto zona nuk raportohen probleme në rrugët rurale.
Probleme të vogla mësohet të ketë pasur në disa fshatra të zonave malore sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në linjat e tensionit të ulët.
© SYRI.net