Shifra & fakte/ Shqipëria kampione në Ballkan për çmimet e karburanteve

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kohët e fundit është shënuar një rritje e çmimit të naftës dhe të benzinës. Por si qëndron vendi ynë i cili është edhe prodhues i vetëm i naftës në rajon në krahasim me shtetet e tjera, pavarësish nga propaganda e qevErisë Rama?

Në tabelën informative të detajuar më poshtë, mund të gjeni çmimet mesatare të karburanteve në euro në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sipas një infografike të publikuar nga REL.

Çmimet e karburanteve janë më shtrenjtë në Shqipëri. Një litër benzinë 95 në vendin tonë kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë, ndërkohë që në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë , derisa gazi kushton 51 centë.

Benzina 95 në Serbi kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë dhe gazi 80 centë.

Çmime të përafërta me Serbinë ka edhe Mali i Zi. Benzina 95 atje kushton 1 euro e 43 centë, benzina 98 1 euro e 46 centë, dizeli 1 euro e 30 centë dhe gazi 67 centë.

Karburante më së liri kushtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

Çmimi i benzinës 95 në Bosnjë është 1 euro e 17 centë, i benzinës 98 është 1 euro e 20 centë, dizelit 1 euro e 14 centë dhe gazit 69 centë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, një litër benzinë 95 është 1 euro e 17 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 12 centë, dizeli 1 euro e 3 cent dhe gazi 67 centë.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme